Superkupa italiane në Arabi, milionat detyrojnë finalet të “emigrojnë”

Milionat e ofruar nga Lindja e Mesme në futbollin profesionist kanë joshur shumë lojtarë të njohur të zgjedhin rrugën e eksodit dhe jo të aktivizohen në Ligat profesioniste, ndërsa në vitet e fundit, janë shtuar emigrimet e turneve prestigjiozë.

Superkupa e Italisë ka zgjedhur sërish Lindjen, këtë herë në ndeshjen e programuar këtë fundviti në Riad, në Arabinë Saudite.  Çeku i majmë i ofruar për klubet dhe Federatën Italiane ka spostuar ndeshjen mes Juventus dhe Lazio në 22 Dhjetor në 19.45 me orën shqiptare, në stadiumin “Mbredi Saud”.

Impianti mesatar që ka një kapacitet 25 mijë vende, për herë të parë nuk do të ofrojë në këtë qytet, barrierat e gjinisë për këtë nivel duke lejuar femrat në stadium. Janë jo pak, por plot 7.5 milionë Euro që paguajnë arabët për çdo ndeshje, të cilat ndahen mes ekipeve finaliste, si dhe një kuotë e mirë shkon për federatën, pa llogaritur këtu të drejtat televizive.



Edhe federata Spanjolle e Futbollit po mendon të spostojë Superkupën në Arabinë Saudite pavarësisht oponencës së disa politikanëve për të promovuar një vend që shkel të drejtat njerëzore.

Këtë muaj ndërkohë futbolli joshet sërish nga milionat e naftës në Arabi. Një miqësore luksi në Riad është programuar mes Brazilit dhe Argjentinës, njësoj si një vit më parë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.