E thotë shkenca: S’ka rëndësi sa dhe si, vrapi ju zgjat jetën


Edhe vetëm pak vrapim, është i mirë për ju. Ky është sugjerimi i një kërkimi sipas të cilit, ai, edhe në sasi të vogla redukton rrezikun e vdekjes së parakohshme pavarësisht se sa orë në javë ti vrapon apo sa shpejt vrapon.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, rreth 3.2 milionë vdekje çdo vit, vijnë si pasojë e mungesës së aktivitetit të mjaftueshëm fizik. Kërkuesit thonë se zbulimet më të fundit, rrëzojnë rezultatet e studimeve të mëparshme që kanë sugjeruar se benefitet rriten nëse vrapon më shumë.

“Çdo sasi vrapimi, qoftë edhe një herë në javë, është më mirë se aspak vrapim, por dozat më të mëdha të vrapimit jo domosdoshmërisht lidhen me benefite më të mëdha”, shkruajnë autorët e studimit.



Kërkimi i publikuar në gazetën britanike të mjekësisë sportive, fokusohet tek 14 studime të mëparshme mbi gjashtë grupe të ndryshme pjesëmarrësish, dhe përfshin në total 230 mijë njerëz që janë ndjekur gjatë periudhave që variojnë nga 5.5 dhe 35 vjet.

Ndaj me të drejtë ekspertët këshillojnë: gjeni aktivitetin që ju kënaq më shumë dhe mos iu ndani. Por nëse nuk mund të vraponi, të paktën ecni sa më shumë që mundeni. Ardita Becolli/ Top Channel

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.