Ferizaj/ Preu pemën e shenjtë 600-vjeçare, çfarë i ndodhi banorit? (FOTO)

Gazeta Express ka sjellë një histori ndryshe nga Ferizaj i Kosovës. Ajo lidhet me një lis, i cili në pamje të parë mund të duket i thjeshtë dhe i zakonshëm, por për banorët e fshatit Greme të kësaj komune, është mjaft i veçantë. Ata e konsiderojnë të shenjtë. Thuhet se kjo pemë është më shumë se 600 vjeçare. Banorët shprehen se  askush nuk guxon ta presë, në të kundërt, e gjen diçka e keqe.

Këtë ka rrëfyer të paktën burri më i vjetër i lagjes Varvar, Isak Tahiri, i cili ka dëgjuar histori të shumta. Ndërkohë, Rrahimi Maliqi, i cili tani është 53 vjeç, përpara tre dekadash lëndoi shumë keq këmbën, megjithëse nuk është plotësisht i bindur se kjo erdhi për shkak se preu një degë të këtij lisi. Druri i shenjtë mbetet veç të tjerash një pikë takimi për të gjithë banorët e fshatit, që ka mbi 10 mijë vetë e përbëhet nga 15 lagje. Ky, thotë Express, nuk është i vetmi fshat në Kosovë, banorët e të cilit besojnë se ka dru të shenjtë.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.