Basha heq dorë nga protestat, pushteti vjen me “Rrugëtimi për Shqipërinë”

Kryedemokrati Basha “Rrugëtimin për Shqipërinë” e nisi me të rinjtë e Elbasanit. Në takimin me ta, Basha tha se “ky tur nis në Elbasan në një mbrëmje të veçantë, në 4 nëntorin e demonstratës më të madhe që rrëzoi Murin e Berlinit.

Duke dashur të ketë më tepër një bashkëbisedim me të rinjtë, Basha tha se “qeveritarët e kanë neglizhuar rininë dhe dështimi me rininë është dështimi më i madh i këtij kryeministri”.

“Dështimi numër 1 i këtij kryeministri. Kjo qeveri ka vrarë shpresën dhe rinia po largohet. Nuk ka pse të jetë kështu sepse jetojmë në një vend të bekuar plot me pasuri dhe njerëz të talentuar.

Basha ka publikuar planin e takimeve të tij në qarqet e vendit. Çdo pasdite, lideri Basha do të jetë në takime në të gjitha qytetet e vendit. Pas Elbasanit në axhendë është Korça dhe më pas Shkodra.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.