Rishfaqet Marsida e Kavajës, mesazh me shumë kuptime në Facebook (FOTO)

Rishfaqet Marsida Qatja. Vajza nga Kavaja që ka qenë protagoniste të paktën përgjatë gjithë muajit tetor rikthehet në qendër të vëmendjes përmes një postimi në facebook.

Pas thirrjes në Prokurori për deklaratat se kishte marrë 20 milionë lekë të vjetra si shpërblim për të mbyllur gojën për trafikun e drogës, Marsida Qatja ka dhënë sërish një mesazh në rrjetet sociale.

“Një vdekje e bukur i jep nder gjithë jetës. ( Francesco Petrarca)”, shkruan ajo në rrjetin social Facebook. Nuk dihet saktësisht se çfarë mendon në mendjen e saj Marsida Qatja por ky mesazh i ka habitur të gjithë.

Marsida Qatja u bë personazh i njohur pas vrasjes që ndodhi në banesën e saj në Kavajë. Ajo u vu më 17 tetor nga gjykata e Kavajës nën masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, me arsyetimin se Marsida ka një fëmijë vetëm 2 vjeç, e që duhet ta ushqejë me gji.

30-vjeçarja Qatja, nënë e tre fëmijëve nga dy martesat e saj, u rimor disa herë në pyetje për të zbardhur shkaqet e vrasjes, por dëshmitë e saj kanë qenë të dyshimta dhe kontradiktore.

Por, ndërkohë, Marsida Qatja ka deklaruar se në datën 7 nëntor do të udhëtojë drejt Gjermanisë për të takuar bashkëshortin e saj. Ndërkohë, Policia i ka bllokuar pasaportën, duke mos lejuar largimin e saj jashtë shtetit, duke qenë një person nën hetim, por edhe pjesë e hetimeve që po kryhen jo vetëm për zbardhjen e vrasjes së Dritan Haxhollit, por edhe të një rrjeti të tërë droge.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.