Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Një shqiptare në garën për kryeprokure e SHBA, ja kush është juristja nga Tropoja (FOTO)

Janë të shumtë shqiptarët e suksesshëm që kanë shkëlqyer edhe përtej kufijve. Gazeta “The Washington Post”, i ka kushtuar një artikull të veçantë shqiptares së suksesshme, Buta Biberaj e cila kandidon për postin e prokurores në Virginia, SHBA.

Sipas prestigjiozes amerikane, shqiptarja e cila ka më shumë se 25 vjet përvojë në fushën juridike, ka punuar rreth 11 vjet edhe si zëvendës/gjykatëse në Virginia. Zgjedhjet për këtë post do të zhvillohen në 5 nëntor.

“Zonja Biberaj është një prokurore e aftë duke u shëbyer qytetarëve dhe këta të fundit do të përfitonin nga një qasje e re që pasqyron shqetësimet në lidhje me tejkalimin e krimit, tejkalimin dhe pabarazitë racore. Zonja Biberaj, e ka praktikuar ligjin në Loudoun për më shumë se 25 vjet dhe ka shërbyer si gjyqtare zëvendësuese në gjykatën e qarkut, prandaj e njeh mirë qarkun”, shkruan The Ëashington Post.

Buta Biberaj në vitet 2014-2015 u zgjodh si presidente e ‘Shoqatës së Avokatëve’ në Loudoun. Ajo bashkë me një grup avokatësh vendas përpiloi programin “Ligji i Rrugës” (Street Law) i cili synonte këshillimin e nxënësve për të drejtat e tyre dhe që ata të njihen më mirë me ligjin civil e penat të Amerikës.

[gallery ids="899143,899142,899141,899139"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore