BBC: Pse pirja e tepërt e ujit mund t’ju vrasë

Na është thënë gjithmonë se të pishë sa më shumë ujë është një gjë e mirë për organizmin, por duket se teprimi me ujin mund të sjellë probleme serioze, deri edhe vdekjen.

Vrapuesja e maratonës Johanna Pakenham hyri në gjendje kome pasi pinte pothuajse pesë litra ujë.

Ajo kishte hiponatremi, një gjendje e shkaktuar nga pirja e shumtë e ujit, duke holluar të gjitha kripërat dhe mineralet në trup.



Ajo tregoi për BBC historinë e saj, ndërsa tha se dëshiron që njerëzit të kuptojnë rrezikun e pirjes së tepërt. Por, nga ana tjetër, nutricionistët thonë se shumica e njerëzve nuk po pinë aq sa duhet ujë.

Por kush është sasia e duhur e ujit që duhet të pimë? Sipas tyre, një grua duhet të pijë 1.5-1.7 litra ujë në ditë, ndërsa një mashkull duet të pijë 2 litra ujë në ditë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.