Ti kandidati për kryeprokuror, a shkon dot në Gjirin e Lalzit?

Nga Përparim Kabo


Unë si qytetar dua t’u bëj një pyetje në distancë.

Ti kandidat i mundshëm a e ke kurajon të shkosh ne Gjirin e Lalzit dhe të hetosh për fondin e tokave dhe per vilat luksoze të qeveritareve?

Meqë edhe një nga kushtet e Parlamentit gjerman për hapjen e negociatave me BE për Shqipërinë si vend kandidat ishte për dërgimin para drejtësisë të të gjithë politikanëve të korruptuar?

Nëse nuk e ben dot është e kotë që të kandidosh.

Do vrasësh gjumin tënd dhe do rrezohesh menjëherë nga SHBA.

Koha e shakave me drejtësinë ka mbaruar, ndaj mendohuni mire!

Ju faleminderit nëse më lexoni dhe shumë faleminderit nëse më kuptoni!

Ju mirëkuptoj edhe nëse më refuzoni apo heshtni, une di t’i lexoj edhe ato.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.