Mogherini puth Thaçin, ngacmimi i Vuçiç: Ka më shumë dëshirë me ty….(Foto-Video)

Bruksel-Mbrëmjen e djeshme në Bruksel   përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, ka takuar liderët e vendeve të Ballkanit, përveç kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama pasi ky i fundit anuloi vizitën.

Por çfarë vihet re në takimin e lamtumirës?

Në bazë të video-pamjeve të publikuara më poshtë   presidenti Hashim Thaçi i shtrëngon dorën edhe kryetarit të Republikës Serbe të Bosnjës, Millorad Dodik. Por përveç kësaj Mogherini  gjatë takimit puth Thaçin në dy faqe, ndërsa të pranishmëve të tjerë u jep vetëm dorën.

Menjëherë në këto momente ndërhyn Aleksandar Vuçiç dhe thotë: “Hashim, Federica më së shumti ka dëshirë të puthet me ty”, kurse Thaçi nuk dëgjohet ta komentojë atë në këtë rast, por Vuçiç vazhdon: “Shikoni se si bëhet sikur nuk merr vesh serbisht, por di shumë mirë”. Menjëherë Thaçi fillon të qeshë.

Puthja në Bruksel

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është shfaqur xheloz në Presidentin Thaçi teksa ka thënë në Bruksel se Federica Mogherini ka qejf më së shumti që të puthet me të.

Publiée par Interaktiv – KTV sur Mardi 29 octobre 2019

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.