Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

“Merkaba II”, ekspozita e hapur e artistit Pëllumb Rira

Pëllumb Rira është skulptor, piktor, qeramist, i cili së fundmi ka hapur ekspozitën "Merkaba II", në zhanrin qeramikë (qeramika monumentale e interierit dhe eksterierit).

Prezantimi i qeramikës nuk është i rastit, ajo vjen si traditë shekullore dhe ka shoqëruar njerëzimin në të gjitha fazat e kulturës së tij historike, aq sa duket se ajo ishte mjeti parësor, që i përgjigjej kërkesave të tij. Temperimi nëpërmjet zjarrit e shndërroi funksionin e saj sa fizik aq edhe shpirtëror, duke marrë karakteristika të qenësishme.

Ekspozita e hapur u mirëprit nga artdashësit dhe nga artistët me në zë të arteve figurative. "Merkaba"-ja ose drita shpirtërore, që ka prekur përvojat e qytetërimeve dhe që jo pa qëllim prek autorin, si drita e frymëzimit.

Ndërkohë krijimtaria e Pëllumb Rirës është moderne në rrymat e artit bashkëkohor.

[gallery ids="896818,896819,896820,896821,896822,896823,896811"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore