Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës divorcohet nga bashkëshorti: Më dëmton karrierën time!

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj i ka drejtuar një kërkesë gjykatës, ku kërkon divorcin nga bashkëshorti Agron Bajri.

Në kërkesë padinë që Elisabeta Imeraj i ka drejtuar Gjykatës, për zgjidhjen e martesës thuhet se “Para pak ditësh kam rënë në dijeni të një rrethane e cila e ka thyer plotësisht besimin tim tek i padituri, duke u bërë kështu shkak që unë të kërkoj zgjidhjen e martesës.”

Më tej, në dokumentin e siguruar nga CNA.al, Imeraj sqaron se “Fakti se bashkëshorti më ka fshehur një rrethanë të tillë që ka të bëjë me faktin se ka patur një konflikt verbal dhe fizik me Znj. Genta Bungo, kjo rrethanë rezulton thelbësore për jetën time profesionale dhe karrierën”.

Padia është regjistruar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës, me dtaë 24.10.2019, ndërsa gjyqtare e çështjes është Arjana Liço./ CNA.al

[gallery ids="897091,897092"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore