Marsida ankohet për prishje imazhi: E vërteta e 20 milionë lekëve të drogës

Marsida Qatja, gruaja e re e cila ishte dëshmitare e një vrasjeje në shtëpinë e saj është thirrur nga prokuroria e Kavajës për t’u pyetur në lidhje me një intervistë, e cila pas seancës së pyetjes ka rezultuar sipas Qatjas se nuk ishte dhënë asnjëherë. Në fakt nuk ka qenë arrestim, por shoqërim për t’u marrë në pyetje.

Ajo është marrë në pyetje për shkak të disa të dhënave që kanë dalë në media, sipas të cilave gruaja kishte marrë 20 milionë lekë që të mos fliste se vrasja kishte ndodhur për pazare droge.

Para policisë Marsida tha se nuk e ka dhënë fare atë intervistë dhe më pas është lënë e lirë. Madje mësohet se gruaja u ka thënë prokurorëve se do të ngrejë një padi për prishje imazhi.

Qatja është me detyrim paraqitjeje dhe i është bllokuar pasaporta nga autoritetet, pasi dyshohet për mbajtje të banesës për përdorimin e lëndëve narkotike.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.