“Duhet të vrasësh 99 shqiptarë”, Marsida plas bombën pasi mori 20 milionë lekë

Marsida Qatja e cila është ‘molla e sherrit’ e vrasjes në Kavajë, nuk ndalet me postimet në rrjetet sociale. Edhe pas intervistës së fundit, që në fakt nxori detaje të reja rreth ngjarjes, ajo nuk ndalet së dhëni mesazhe në Facebook.

“Nëse do që 100 italianë të heshtin, vrit 1. Nëse do që 100 shqiptarë të heshtin, duhet të vrasësh 99. (George Gordon Byron)”, shkruan ajo në postimin e fundit.

Në intervistën e fundit të dhënë për “”Tirana News” Marsida Qatja rrëfeu se ka qenë pjesë e një rrjeti trafiku droge, duke hedhur dyshime edhe mbi versionin e ngjarjes se ishte për arsye dashurie. Në një intervistë ekskluzive për Tirananews.al, Marsida Qatja thotë se disa individë i kanë dhënë një shumë prej 20 milionë lekësh, në shenjë dëmshpërblimi për problemin që i kanë shkaktuar dhe në formë mirënjohjeje për faktin që ajo ka folur ashtu deri më tani.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak javë më parë në Kavajë, ku një konflikt i armatosur përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja.

Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi. Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit. Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.