Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Tërmeti i prish shtëpinë Bashës, e vërteta e supervilës me pishinë (Fotot)

Partia Demokratike ka reaguar pas një lajmi të publikuar nga portali Dritare.net ku thuhej se Lulzim Basha ka blerë një vilë të re në “Long Hill”, një prej zonave më të shtrenjta në Tiranë.

Sipas reagimit të PD, thuhet se Basha në atë zonë ka marrë një shtëpi me qera, pasi banesa e tij tek pallati ngjitur me stadiumin është dëmtuar nga tërmeti.

Në disa media është shpërndarë një dezinformim i qëllimshëm lidhur me banesën e kryetarit të PD Lulzim Basha. Pas disa dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, banesa e zotit Basha do të duhet t’i nënshtrohet disa punimeve të domosdoshme. Për këtë arsye zoti Basha dhe familja e tij janë zhvendosur përkohësisht në një banesë me qera, që nuk ka asnjë lidhje me fotot e rreme të shpërndara nga disa portale të kontrolluara nga qeveria. Banesa me qera e familjes së zotit Basha jo vetëm nuk ka pishinë, por është më e vogël sesa banesa e tij në rindërtim. Gjithçka tjetër është trillim i sponsorizuar nga qeveria”, është ky reagimi i PD.

Disa kohë më parë vendi ynë u trondit nga një tërmet 5.8 ballësh, i cili tmerroi të madh e të vogël e që shkaktoi jo pak dëme materiale. Siç duket banesa e Bashës në katin e 11-të ka pësuar dëmtime të mëdha përderisa kanë më shumë se një muaj jashtë banesës së tyre. 

[gallery ids="894655,894855,894856,894654,894652,894649,894857,894656,894858,894650,894854,894653,894651,894648"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore