Një supervilë me pishinë dhe…/ Zbulohet shtëpia e re luksoze e Lulzim Bashës (FOTO)

Ditët e fundit në media qarkullon një lajm se Lulzim Basha ka ndryshuar shtëpinë, duke lënë apartamentin e tij pranë stadiumit dhe tashmë jeton në një kompleks vilash në periferi të Tiranës.

Dritare.net shkruan se Basha ka blerë një vilë tek kompleksi i Vilave, “Long Hill”. Po sipas kësaj medie Basha tani jeton në një vilë dykatëshe të kompleksit nga më të pëlqyerit në kryeqytet, i njohur si kompleksi i vilave të Papulit.

Dritare.net  ka publikuar dhe një foto të një makine që ngjan me atë të kreut të opozitës dhe shkruan se makina është e Bashës dhe po futet në kompleks.

Po ashtu shtojnë se bashkëshortja e Bashës dhe vajzat e tij janë parë të shëtisin në kompleksin e vilave. Nuk dihet nëse Basha ka blerë apo jo, pasi nuk ka ende një dokument që të verifikohet se lideri i opozitës ka blerë një vilë të re.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/









LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.