Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Kryevepra e gjetur në kuzhinën e të moshuarës franceze shitet për 26 mln dollarë (FOTO)

Një kryevepër e humbur e shekullit të 13 është shitur për pothuajse 26.8 milionë  dollarë vetëm disa muaj pasi u gjet e varur në kuzhinën e një të moshuare franceze.

"Christ Mocked", nga piktori fiorentin Cimabue, u shit katër herë më shumë se vlerësimi paraprak në një ankand në Senlis, në veri të Parisit, të dielën.

Një grua e moshuar franceze nga qyteti i Shampanjës e kishte mbajtur veprën e rrallë të artit, për të cilën mendonte se ishte një ikonë fetare greke, në kuzhinën e saj. Pronari i dyshuar nuk e dinte se nga kishte ardhur piktura e vogël, sipas studiuesit Jerome Montcouquil nga ?Cabinet Turquin?, të cilit iu kërkua të kryente teste mbi pikturën pas zbulimit të saj në verë nga të cilat u vlerësua autenticiteti veprës./CNN

[gallery ids="894977,894978,894980,894981,894982,894983,894984,894985"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore