Paralajmërimi i fortë i Marsidës: Për 5 muaj më del burri nga burgu, do vriste…

Marsida Qatja, “molla e sherrit” në Kavajë ka folur për raportin me të shoqin dhe lidhjen që ai kishte me personat e përfshirë në ngjarje.

Sipas saj, burri është në dijeni të së vërtetës dhe është dënuar për 6 kile kokainë.

Pjesë nga intervista

Përse ka ndodhur ngjarja e asaj nate për një histori rozë, apo diçka tjetër?

Si mund të zihen apo të bëjnë ata një sherr apo debat ai për mua, ose unë që jam me dike tjetër aty, kur mua për pesë muaj më del burri im. Unë nuk isha një vajzë beqare që ai po pretendonte t’u martonte me mua dhe mund t’i gjuante dikujt se mund të bëhej xheloz.

Ai do vriste këtë. Ok, po pas pesë muajsh çfarë do bënte do vriste burrin tim?! Këto janë debate, është logjike

Për çfarë u bë?

Ata kanë pasur debate e tyre.

Po përse ndodhi ngjarja për pazare droge?

Besoj se po, se ça tjetër do kishin.

Ti ke qenë në dijeni…ishe në dijeni që kishin pazare droge?

Unë kam qenë në dijeni, unë kam punuar vetë me ta.

Ti ke punuar me ato?

Po, po edhe burri im prandaj s’ka prish asnjë lloj kontakti me mua se i di punët që u boshin. Po të kishte qenë një lidhje dashurie nuk u shprehte burri im kaq ëmbël me mua. Burri im është në dijeni të vërtetës.

Ju keni qenë të katërt të lidhur, viktima autori, ti dhe bashkëshorti yt, keni qenë si klan?

Po, po burri im është i dënuar për 6 kile kokainë.

Burri yt ka qenë në rrjet me këta persona?

Po mi po, njihen të gjithë. Domethënë logjike është që përderisa burri im nuk ka prishur asnjë lloj marrëdhënie me mua, i bie që diçka e di më saktë seç dinë njerëzit, se si mund të ishte ai kaq i qetë dhe i dashurum që thotë zemër do dal unë se unë i kam publiku mesazhet, “ti je fryma ime”,  “ti je jeta”, “je gjithçka e imja”, “s’jetoj dot pa ty”.  Si mund ta bënte ai këtë kur ai nuk është në dijeni për shembull çfarë marrëdhënie është këtu.

Më saktë t’i e dije pse erdhi konflikti në atë kohë?

Po, po.

Tirananews

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.