“Me datë 8 iki për Gjermani dhe Bruksel”; Pas vrasjes në Kavajë, ja çfarë po planifikon Marsida

Në një intervistë të dhënë për “Tirananews”, Marsida Qatja ka folur edhe për gjendjen e saj ekonomike.

Marsida thekson se nuk ka nevojë për para, pasi zotëron një agjenci udhëtimi, e cila siguron mjaftueshëm të ardhura.

Pjesë nga intervista

Ti kishe nevojë në fakt për ato para?

Jo unë nuk kam nevojë, unë tani me datë 8 iki për Gjermani për Bruksel, do dal prapë me pushime, unë kam një agjenci udhëtimesh.

Janë udhëtime pune?

Jo do iki me pushime, unë iki gjithmonë me pushime, i kam edhe në Facebook këto, agjencinë e udhëtimit e vazhdojë mirë domethënë.

Si i ke marrëdhëniet me bashkëshortin, do e takosh kur të shkosh atje?

Po i kam shumë mirë punët, bashkëshorti është në Gjermani do iki ta takoj, pastaj do rri 15 ditë atje për pushime, se e kam në burg burrin.

Do ta takoj dhe kaloj shumë mirë me atë nuk ka prish asnjë lloj pune d.m.th me burrin.

Është thënë në media se viktima, Haxholli dhe autori ngjarjes janë parë bashkë nëpër lokale, ç’ka tregon se njiheshin më herët, ke dijeni t’i?

Po, patjetër njiheshin, të gjithë njiheshim ne.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.