U tregoi gishtin e mesit protestuesve/Basha i mban mëri Bochard, ja çfarë bën kryedemokrati (VIDEO)

Gjesti jo diplomatik i ambasadorit Bern Bochard ndaj protestuesve të Astirit, ngjalli pak ditë më parë reagimin e fortë të eksponentëve të Partisë Demokratike.

Por, sot qëndrim ndaj diplomatit më të kritikuar nga opozita jashtëparlamentare ka mbajtur edhe kryedemokrati Lulzim Basha.

Ambasadori i OSBE-së Bern Bochard u pa sërish këtë të premte në selinë blu si pjesë e delegacionit të sekretarit të përgjithshëm të misionit Thomas Greminger, i cili zhvilloi një bisedë 30 minutëshe me drejtuesit e opozitës jashtëparlamentare për Reformën Zgjedhore.

Në përfundim të takimit, ajo që ra në sy ishte mungesa e një shtrëngimi duarsh mes kryedemokratit Basha dhe ambasadorit Bochard. Në pamje duket Basha që takon një nga një përfaqësuesit e OSBE por shmang diplomatin Bochard, veprimin e të cilit para protestuesve të Astirit e ka vlerësuar si të papranueshëm./TCH

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.