Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Përshtatën lokalin për tregtim kokaine, arrestohet vlonjati dhe bashkëjetuesja 17 vjet më e re

Një 47-vjeçar dhe bashkëjetuesja e tij 30 vjeçe janë vënë në pranga nga policia me akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Sipas policisë janë vënë në pranga shtetasit A. Sh., 47 vjeç dhe E. T., 30 vjeçe, me banim në Vlorë.

"Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin nën administrimin e këtyre shtetasve, kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 14 gr., e dyshuar kokainë.

Gjithashtu, nga veprimet e mëtejshme ka rezultuar se aktiviteti në lokal ushtrohej me mungesë dokumentacioni.

Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim, "Përshtatja e lokalit për përdorim droge" dhe "Fshehja e të ardhurave", sqaron policia.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore