Konflikt interesi/ Aleksandër Frangaj kontrollon AMA-n nëpërmjet djalit të tezes

Pak muaj më parë, një dokumentar i transmetuar në një televizion kombëtar, zbuloi dhjetëra kabllorë të cilët zhvillonin aktivitet të paligjshëm në të gjithë Shqipërinë. Për të gjurmuar këta kabllorë privatë ishte tepër e thjeshtë, mjafton të vizitoje disa familje dhe të pyesje në dyqanet që ndodheshin aty afër, dhe të gjithë të tregonin skemën e paligjshme të piraterisë televizive.

Por për AMA-n, ishte e pamundur që të identifikoheshin abuzimet, sepse Departamenti i Mbikqyrjes për piraterinë, drejtohet prej 3 vitesh nga Ervin Celaj. Ai nuk është emëruar për merita të veçanta profesionale në institucionin e AMA-s, por sepse është djali i tezes së Aleksandër Frangajt, pronarit të TV Klan. (shiko trungun familjar) Dhe nëse sot pirateria televizive ende nuk është ndalur dhe vijon të godasë platformat e liçencuara, kjo vjen edhe për shkak të interesave okulte të TV Klan.



Pra, e thënë më qartë. TV Klan nuk ka patur asnjëherë interes të mbyllen piratët, sepse ai do të ketë audiencë në të gjitha format, të ligjshme apo të paligjshme. Kjo etje për audiencë shtohet edhe më shumë pas daljes nga Digitalb dhe fikjes së sinjalit analog, pasi TV Klan po humb çdo ditë qindra mijëra abonentë në Shqipëri dhe IPTV.

Për këtë arsye, TV Klan prej disa kohësh ka nisur fushatën e presionit me të gjithë kabllorët në vend, për tu futur forcërisht si sinjal me pagesë. Pikërisht këtu mund të jetë përdorur edhe kushëriri i Aleksandër Frangajt, Ervin Celaj, për të ushtruar presion mbi kabllorët e licencuar por edhe ata piratë.

Deri tani, rreth 30 % të kabllorëve kanë pranuar presionin e dyshes Frangaj-Celaj, por kjo nuk mjafton për të rikuperuar rënien drastike të audiencës.

Dypunësimi i Ervin Celajt

Ervin Celaj është emëruar tek Autoriteti i Mediave Audiovizive, para 3 vitesh, në detyrën fillestare si specialist. Por në të njëjtën kohë, Celaj ka mbajtur edhe pozicionin si Administrator i TV Kabllor Lezha, deri në 2 tetor 2017.

Kjo është një shkelje e hapur e kritereve të punësimit dhe konfliktit të interesit, sepse çdo punonjës i AMA e ka të ndaluar të punojë paralelisht në një kabllor.

Ervin Celaj ka nisur punën si Administrator i TV Kabllor LEZHA, sot me emrin Cable NET, në datën 2 qershor 2015. Ndërkohë ai është punësuar tek Autoriteti i Mediave Audiovizive, në vitin 2016, dhe të njëjtën kohë qëndroi si administrator deri në 2 tetor 2017.

Kjo skemë, shpjegon qartazi, sesi Frangaj e kontrollon Autoritetin e Medias Audiovizive, nëpërmjet djalit të tezes, për interesa e Klan-it të tij.

/JOQ/Ajsbergu.com/

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.