Alvini në kampin sirian, ja zgjidhja që ofron Italia për ta kthyer pranë familjes (FOTO)

Këshilli rajonal i Lombardisë i kërkoi njëzëri Qeverisë italiane të bëjë ç`është e mundur për të rikthyer në Itali Alvin Berishën, sot 11 vjeç, të cilin e ëma e mori me vete në Siri në 2014-tën.

Alvini, familja e të cilit është me origjinë nga Shqipëria, lindi e u rrit në Barzago, në provincën e Leço-s. Falë “ Le Iene”, sot është mësuar fati i tij dhe në vendin fqinj po bëhen përpjekje për t’a rikthyer.

Në këshillin rajonal, temën e hodhi për diskutim Paola Romeo, këshilltare e Forza Italia. “Alvin e gjen veten të vetëm në një luftë tjetër, e cila mund të lërë tek ai plagë të thella. Institucionet kanë për detyrë të veprojnë, duke lejuar që fëmija të kthehet në Itali nga familja e tij “, komentoi Romeo.

Mocioni i kërkon këshillit rajonal të nxisë qeverinë në mënyrë që Ministria e Punëve të Jashtme dhe Kryesia e Këshillit të Ministrave të fillojnë një dialog me qeverinë shqiptare, duke favorizuar një dialog diplomatik midis ambasadës italiane dhe asaj shqiptare në Turqi (më e afërta me Sirinë ku fëmija mbahet ende në kamp).

“Ne gjithashtu kërkojmë nga qeveria të vlerësojë nëse ekzistojnë kushtet për dhënien e nënshtetësisë italiane për Alvinin e vogël, familja e të cilit është e integruar në mënyrë të përkryer në strukturën sociale të Lombardisë. Prioriteti i rajonit të Lombardisë është që ta sjellë Alvinin në shtëpi, ku kaq shumë njerëz e duan dhe po e presin “, deklaroi Romeo.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.