“Led Zeppelin II” mbush 50 vjeç: Albumi që rrëzoi nga froni Beatles! (FOTO)

Ishte njëri prej momenteve më të rëndësishme të historisë së rock-ut: “Led Zeppelin II”, një album i destinuar të hynte në histori kapi majat e klasifikimeve. Ishte krijimi i dytë i madh i katërshes së drejtuar nga Robert Plant e Jimmy Page; ai do të publikohej 22 tetorin e vitit 1969 dhe i katapultoi artistët në krye të listave në Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe, duke përmbysur “Abbey Road” të  Beatles.

Vetëm janarin e po atij viti, grupi kishte nxjerrë albumin debutues me këngë si “Good Times Bad Times” dhe “Dazed And Confused”. Por shtëpia diskografike Atlantik, kërkoi me ngulm prej tyre një punë të re, e cila të dilte deri për  Krishtlindje.

“Led Zeppelin II” ishte rezultati (ose magjia e jashtëzakonshme) e një realizimi të çmendur, një disk i përbërë nga materiale të bazuara në ide të lindura në dhomat e hoteleve, të testuara gjatë kontrolleve të tingujve apo edhe improvizimeve të drejtpërdrejta, ndërsa Robert Plant, Jimmy Page, John Paul Jones, John Bonham zhvendoseshin mes Londrës, Nju Jorkut, Vankuverit dhe Los Anxhelesit.



©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.