Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Franca po minon stabilitetin e Ballkanit dhe të BE-së

Refuzimi i pandershëm i Francës për të shprehur politikën e saj të vërtetë ? që është mungesa e dëshirës për ta parë Bashkimin Europian të zgjerohet, po dëmton besueshmërinë e bllokut, dhe perspektivat demokratike të Ballkanit, thotë Jasmin Mujanovic në një shkrim të publikuar nga BIRN.

E kaluam një herë këtë situatë, kujton ai; qershorin e 2018-tës, kur qeveria reformiste e Maqedonisë së Veriut kishte bërë përpjekje të mëdha drejt kthimit të vendit në një rrugë të mirëfilltë Euro-Atlantike ? më e pakta me inicimin e Marrëveshjes së emrit me Greqinë, Franca, Holanda dhe Danimarka thanë: " Jo, Shkupi nuk ka bërë sa duhet për të merituar  hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE, dhe as Shqipëria".

"Teknikisht, ajo që Franca u tha maqedonasve dhe shqiptarëve ishte  "mbase vitin tjetër", kur në fakt, ishte një ``jo e thatë``, shprehet eksperti. Tani, një vit më vonë, Parisi nuk ka lëvizur asnjë grimë nga pozicioni I tij dhe I bllokoi sërish përpjekjet e të dy vendeve. Presidenti Emmanuel Macron, pavarësisht se çfarë kredencialesh liberale ka në Paris e Bruksel, është një kundërshtar i përkushtuar i zgjerimit të mëtejshëm në BE.

Si rezultat, ai është i gatshëm të heqë dorë jo vetëm angazhimet e BE-së për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por edhe nderveprimet  institucionale dhe politike prej gati dy dekadash mes BE dhe Ballkanit Perëndimor në tërësi, vazhdon Mujanovic. Që prej samitit te Selanikut ne 2003-shin, çdo komisioner I Bashkimi Europian I ka thënë këtij rajoni se e ardhmja e tij është në BE. Tani Franca, një vend që mezi e ka ruajtur praninë diplomatike atje që prej viteve 90`, e që praktikisht është kthyer ne një vëzhgues të painteresuar të politikave të Ballkanit, thotë sërish ``jo``.

Mungesa e transparencës dhe e ndershmërisë së Macronit në vecanti do të ushqejë një cikël të mbrapshtë në rajon, paralajmëron analisti politik, I cili e ilustron këtë pohim me atë që po ndodh që tani me qeverinë e Zoran Zaevit në Shkup.

Duke pasur parasysh mundësinë e çimentimit të rrjeteve të patronazhit rus, kinez dhe turk në Europën Juglindore - kjo nuk është thjesht çështje shqetësuese rajonale.

Ajo që po bën Macron është minimi i BE-së në tërësi, besueshmëria dhe siguria e saj. Për më mirë ose për keq, liderët dhe popujt e Ballkanit do t'i përshtaten kësaj tradhtie më të fundit të BE-së - ata këtë bëjnë gjithmonë, shprehet Mujanovic; por në planin afatgjatë, sipas tij, kriza e vërtetë e nxitur nga dyshimi i Francës, mund të jetë brenda vetë BE-së.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore