Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Basha mbledh aleatët, çfarë do bëjë opozita për largimin e kryeministrit Rama 

Pas thirrjes për dorëheqjen e Ramës, kryedemokrati Basha kërkon që edhe aleatët të bashkohen me këtë kërkesë. Ndaj, Lulzim Basha do të mbledhë aleatët e opozitës jashtë-parlamentare në orën 17:00 në selinë blu.

Kjo është mbledhja e parë e opozitës së bashkuar pas vendimit të Këshillit të Evropës për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sakaq, paraditen e sotme nga selia blu lideri i demokratëve në një deklaratë për mediat, i bëri thirrje kryeministrit që duke ndjekur shembullin e kreut të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev të japë dorëheqjen dhe procesi i integrimit të vendit të shkojë përpara nga një qeveri e re legjitime, tha ai.

Ndërsa kryeministri Rama në një reagim për mediat pas mbledhjes së kryesisë së PS, tha se mazhoranca do e çojë përpara Reformën Zgjedhore, teksa shtoi se një karrige është bosh për opozitën jashtëparlamentare në komisionin për këtë reformë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore