U përpi nga flakët në aksident, i jepet lamtumira e fundit vëllait të Blerina Gjylametit (FOTO)

Miqtë, familjarët dhe të afërmit i dhanë sot lamtumirën e fundit 37-vjeçarit Elton Macolli që punonte si ushtarak në bazën ajrore të helikopterëve në Farkë.

Vëllai i deputetes të PS, Blerina Gjylameti, u përcoll pasditen e sotme për në banesën e fundit.



Ai humbi jetën në një aksident tragjik, pasditen e së shtunës, në tunelin e autostradës Tiranë-Elbasan, teksa makina me të cilën udhëtonte u përfshi nga flakët pas përplasjes me një kamion.

Shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar i makinës tip ‘Seat’ ku udhëtonte vëllai i deputetes dhe për pasojë Macolli është përplasur me kamionin.

Makina e Elton Macollit ishte e modifikuar nga benzinë në impiant gazi, e për pasojë ka shpërthyer në flakë, pa asnjë mundësi shpëtimi.

Identifikimi ishte i vështirë për shkak të dëmtimeve të mëdha që ai kishte marrë nga goditjet dhe flakët.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.