Pas fotove me modelen bionde, Young Zerka fotografohet me Ronela Hajatin

Prej disa ditësh, Young Zerka po përflitet për një lidhje të re modelen bionde në klipin e tij, quhet Joana Alimema. Dyshja u fotografua jo vetëm në pishinë së bashku, por edhe në qytetin e lindjes së këngëtarit, në Korçë, duke i bërë fansat të mendojnë se gjërat mes tyre janë bërë serioze.

Madje modelja i ka shtuar më shumë aludimet për lidhjen duke publikuar në “Instastory “projektet e reja të Zerkës dhe duke e mbështetur këngëtarin publikisht, ndërkohë që prej saj nuk erdhi asnjë reagim lidhur me romancën e re.



Teksa të gjithë filluan të mendonin se Zerka është në një lidhje me Joanën, ai është filmuar në shoqërinë e Ronela Hajatit në njërin prej koncerteve të tij jashtë Shqipërisë.

Në pamjet e publikuara nga fansat, pasi ka filluar kënga e tyre e përbashkët “Syn i jemi”, të cilën Zerka po e këndonte i vetëm, në skenë është ngjitur edhe Ronela.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.