Nga shpulla franceze humbën 4 milionë shqiptarë dhe fituan 4 zuzarë

Nga Kreshnik SPAHIU

Sot Opozita shqiptare duhet të ishte para kryeministrisë,

Sot nacionalistët shqiptarë duhet të ishin para ambasadës Franceze.

Sot shoqëria civile duhet të ndizte Tiranën.

Sot azilantët shqiptarë duhet të vishnin jelekët e verdhë në Paris.

Sot intelektualët duhet t’i apelonin gjithë botës.

Sot qeveria duhet të jepte dorëheqje.

Sot parlamenti duhet të shpërndahej.

Sot presidenti dhe Kryeministri duhet të dorëzonin çelsat,

30 vjet mashtrim dhe premtime.

30 vjet fobi ndaj ndërkombëtarëve.

Këto ishin frutet e pemës që mbollën 3 dekada.

Shqipëria përfundimisht jashtë Europës si kombi më i përçmuar nga racizmi francez, holandez etj.

Ku janë ata militantë që kur rrezikon Berisha dhe Meta të burgosen e djegin Tiranën?

Ku janë ata idiotë që nuk shohin se Berlini, Washingtoni, Roma, Brukseli e duan Shqipërinë më shumë se PD dhe PS-ja.

Ku janë ata që heshtin edhe kur SOROSI e mbron më shumë se politikanët tanë Shqipërinë?

Ku janë Monika dhe Lulzimi që përfitojnë nga izolimi?

Mos prisni që të protestojnë sepse ata po festojnë.

Ata përfitojnë nga izolimi.

Jashtë BE nuk u kërkon llogari askush.

Nuk do ngrihet as SPAK dhe as VETING.

As reformë zgjedhore nuk do të ketë.

Rrini të qetë o milet i verbër.

Fundja nga shpulla franceze: Humbën 4 milionë shqiptarë dhe fituan 4 zuzarë.

Ata as nuk do i burgosë kush dhe as nuk i largon kush.

Në kurriz do i keni edhe për 20 vjet.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.