“Ke fjetur me rroba”, Bleona Qereti i mbyll gojën fansit që e ironizoi: Mos ngatërro… (FOTO)

Ajo njihet për natyrën e saj ekstravagante si dhe veshjet provokuese. Është fjala për këngëtaren e njohur, Bleona Qereti, e cila është një ndër femrat më të komentuara në showbiz.

Shpeshherë, Bleona ngacmohet se pozon gjithnjë me shumë pak rroba veshur. Duke mos hezituar t’i publikojë në rrjetet sociale, ajo kritikohet nga fansat e shumtë që ka kudo në botë.

Por ditën e sotme, këngëtarja ka postuar një foto ku shfaqet e sapozgjuar nga gjumi. Poza e saj ka marrë komente të shumta, por njëri prej fansave duket se e ka acaruar Bleonën.

“Ke fjetur me rroba?”, i shkruan ai,ndërkohë që Bleona nuk e ka pritur mirë këtë koment dhe ka shkruar: “Pse mendon që fle e zhveshur? Mos ngatërro Bleonën e skenës me Bleonën e vërtetë”, duke i shtuar komentit disa ikona të qeshurash.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.