Horror/ Në kampin ku ndodhet Alvini vdiqën 350 fëmijë brenda një viti (FOTO)

Washington Post shkruan se në kampin e izoluar të Al Holit në veri të Sirisë, jetojnë gjithsej 70 mijë gra dhe fëmijë të lidhur me ISIS-in. 11 mijë prej tyre janë të huaj. Roje të armatosura dhe të maskuara kurde e mbikëqyrin kampin ku ka plot të mitur të cilët nuk zgjodhën as të tërhiqeshin me zor atje, e as të lindnin në të ashtuquajturin kalifat.

Nga periudha dhjetor 2018 deri shtatorin e këtij viti, gati 340 fëmijë kanë ndërruar jetë në al-Hol, vazhdon shkrimi- shumica nga sëmundje krejtësisht të kurueshme si diarreja akute apo edhe nga kequshqyerja. Al Hol-i është pikërisht kampi ku ndodhet dhe Alvini, djali 11 vjeçar të cilin e ëma mori me vete përpara 5 vitesh nga Italia, dhe ai ati vetëm tani arriti ta zbulonte se ku ndodhej, falë emisionit të famshëm investigativ Le Iene.

Gazetarja e CBS news, Holly Williams ka hyrë në këtë kamp dhe në videon e saj më të fundit tregon se shumë prej grave atje janë penduar për veprimet e tyre e duan të kthehen në shtëpi. Gratë e intervistuara nga Williams rrëfejnë se ndjekësit e linjës së ashpër të Isis-it kanë kërcënuar tua djegin tendat gjatë natës. “Ata ende e adhurojnë shtetin islamik”, thonë ato. Gazetarja zbulon se femrat aty janë të ndara, një pjesë që kërkon dëshpërimisht të kthehet në shtëpi, dhe të tjera që këmbëngulin të qëndrojnë sepse siç shprehen, kanë shkuar atje që të jetojnë sipas ligjit islamik. Jeta në kamp është mirëorganizuar, gati si në një qytet të vërtetë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.