Fëmijët britanikë në kampet siriane, Qeveria negocion kthimin e sigurt në shtëpi

Zyrtarët britanikë kanë ndërmarrë hapat e parë për riatdhesimin e fëmijëve të bllokuar në Siri, duke u lidhur drejtpërdrejtë me agjensitë në terren për të identifikuar të miturit e për të realizuar kalimin e tyre të sigurtë në Britaninë e Madhe.

Burime nga qeveria britanike konfirmuan se po punojnë me “agjensi të ndryshme” në veri-lindje të Sirisë, të cilat besohet së përfshijnë dhe Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq  për të nisur procesin e transferimit në Angli të fëmijëve nga prindër britanikë të lidhur me Shtetin Islamik.

Ndër rastet e para të identifikuara janë tre jetimë, që besohet të kenë udhëtuar në Siri me prindërit e tyre nga Londra pesë vjet më parë dhe që aktualisht ndodhen në Raqqa, nën kontrollin e milicisë së mbizotëruar nga kurdët, Forcat Demokratike Siriane.



Transportimi i fëmijëve në Irak, ku fëmijët mund të fluturojnë nga qyteti i Erbilit në Mbretërinë e Bashkuar është vlerësuar nga zyrtarët kurdë dhe bamirësit britanikë si një operacion i shpejtë dhe i sigurt, veçanërisht tani gjatë armëpushimit pesëditor.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.