Beqari i “PërPuthje”: Mund të gjej dashurinë brenda “E Diell”

Enrik Osmani është modeli i njohur, i cili prej pak javësh është bërë pjesë e rubrikës më të re dhe të komentuar, “PërPuthje” tek emisioni “E Diell”. Në prezantimin që i bëri vetes në pjesën e parë të programit, ai e konsideroi veten një “beqar i përjetshëm”, por a do të ndryshojë mendim deri në fund?

Në një intervistë për Gazetën Shqip, 25-vjeçari nga Tirana, tregon për jetën e tij profesionale dhe arsyen se pse vendosi që të merrte pjesë në “PërPuthje”.



Gazeta Shqip: Prej sa kohësh ke që merresh me modeling?
Kam rreth pesë vite që kam hyrë në fushën e modelingut.

Gazeta Shqip: Çfarë të pëlqen dhe çfarë jo në botën e modës?
Gjithmonë më ka pëlqyer bota e artit dhe ajo që mua më përshtatej më shumë ishte bota e modelingut, e cila është art në vete. Të gjithë e mendojnë se është e lehtë të pozosh, por nuk e kuptojnë sesa e vështirë është që ti ta kompozosh atë pozë, sa orë e orë duhet të rrish në studio dhe sa energji lihen aty për të arritur në pozën perfekte, e cila do të jetë më pas reklama e ardhshme e firme.

Kënaqësinë e vërtetë e kam marrë më shumë kur kam qenë në Milano në një javë mode, disa vite më parë.

Ndërsa gjëja që nuk më pëlqen është se pagesat në Shqipëri janë të ulëta, nuk është se vlerësohet edhe aq shumë. Gjithashtu ka shumë njerëz të lig që flasin gjëra të pabaza për njerëzit që merren me modelingun.

Gazeta Shqip: Çfarë bën për të pasur një fizik dhe look kaq në formë?
Bëj stërvitje pothuajse çdo ditë dhe në të njëjtën kohë mbaj edhe një dietë tepër të balancuar, pasi në botën e modes duhet të kesh një fizik shumë të rregullt. Një gjë të tillë e bëj për një shëndet sa më të mirë, e që ndihmon shumë edhe në fushën që kam zgjedhur.

Gazeta Shqip: E konsideron veten “beqar i përjetshëm”, çfarë të shtyu të merrje pjesë në rubrikën “PërPuthje” tek emisioni “E Diell”.
E konsiderova veten si “beqar i përjetshëm” pasi kisha marrë rolin e “kupidit” gjatë pjesës së parë. Kam rregulluar gjithmonë marrëdhënien e të tjerëve, e kësaj radhe mendova për veten time. Zgjodha të marr pjesë në këtë emision, për të vetmin fakt se më pëlqen të njoh femra në rrethana të ndryshme.

Pjesa e të njohurit me një femër kur përreth teje ka kamera, ndoshta më bën të nxjerr diçka ndryshe nga vetja. Dua të shoh a jam unë ai Eriku i njëjtë me një vajzë që njoh rastësisht dhe një tjetër që vazhdoj njohjen në kamera. Jam tip që më pëlqejnë sfidat dhe misteri. (Teksa me shaka shton: Mund të gjejmë dashurinë e vërtetë aty.)

Gazeta Shqip: Mendimi i parë kur u njohe me dy vajzat konkurrente, Antonetën dhe Inën?
Emisioni “PërPuthje” i ka zgjedhur fiks të dyja vajzat, sepse njëra është e ëmbël dhe e pafajshme, ndërsa tjetra duket sikur djalli vetë, e zgjuar dhe dinake në çdo përgjigje të saj.
Kush është engjëlli? Antoneta me buzëqeshjen e saj të ëmbël. Ndërsa Ina është “djalli i veshur në prada dhe me shikim vrastar”.

Gazeta Shqip: Nga cila mendon se do të marrësh propozimin e para për të dale në një takim, nga Antoneta apo Ina?
Mendoj nga Antoneta, pasi me Inën kam patur disa debate. Por asnjëherë nuk i dihet, mund të vij edhe e papritura.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.