Aksidentohet Albin Kurti, përplaset me policinë shqiptare/ Reagon Vetëvendosja (FOTO)


Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar për një aksident që ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë – Durrës, e ku u raportua se është përfshirë vetura e liderit të kësaj partie, Albin Kurti.

Nga Zyra për Media e VV’së i kanë konfirmuar Gazetës Express se aksidenti ka ndodhur, por nuk ka të lënduar.

“Gjithçka është në rregull, ka qenë një aksident pa lëndime njerëzore”, thonë nga VV.



Kurti qëndroi në Tiranë mbrëmjen e sotme për ta festuar fitoren e VV’së në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Një media në Shqipëri në mbrëmjen e sotme raportoi se vetura e Kurtit ka goditur një veturë të Policisë së Shqipërisë.

Aty u publikuan pamje ku shihej një automjet tip “Volvo” që kishte goditur në anën e pasme një automjet policie./

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.