Skandali/ Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga KPK, paguhen me 75 % të pagës

Nga 72 gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar nga vettingu prej 2018 kur nisën vendimet e para, më shumë se gjysma e tyre marrin ende pagesën nga buxheti i shtetit edhe pse janë shkarkuar për mos justifikim pasurie, kontakte me krimin apo mangësi profesionale.

51 prej tyre ende nuk kanë marrë formë të prerë dhe sipas Kushtetutës këtyre gjyqtarëve dhe prokurorëve u njihet e drejta për të marrë 75 për qind të pagës edhe pse nuk punojnë në pritje të vendimit final.

Vendimi më i fundit për shkarkimin nga detyra i KPK-së ishte ai i prokurorit kandidat për SPAK, Ndini Tavani, i cili ishte prokuror i Tiranës, e në rast se ai ankimon do duhet të pritet vendimi i Kolegjit të Apelimit i cili është vendimi i formës së prerë.



49 subjekteve që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkim i shtohen edhe 2 vendime, duke e çuar në 51, ai prokurorit Elvin Gogaj i cili duhet pezulluar nga detyra dhe për një vit të riaftësohet duke ndjekur Shkollën e Magjistraturës. Ndërsa vendimi tjetër është për ish-inspektoren e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Marsida Xhaferrllari për të cilën KPK nuk doli me një vendim final.

Por vendimi i tij ende nuk është zbardhur çka sjellë detyrimin ligjor që edhe ai të paguhet deri sa të marrë formë të prerë në rast ankimimi. Pagesë me 75 % të pagës për disa muaj kanë përfituar edhe 23 gjyqtarë e prokurorë për të cilët tashmë kolegji i apelimit ka dhënë një vendim final për ti shkarkuar ata nga detyra.

Pagesa sipas aneksit të Kushtetutës:

“Komisioni ose Kolegji i Apelimit në përfundim të shqyrtimit të çështjes, vendos masat disiplinore, pezullimin e subjektit të rivlerësimit nga detyra për një vit, të shoqëruar me edukim të detyrueshëm, ose shkarkimin e tij nga detyra. Në çdo rast vendimi jepet i arsyetuar.  Vendimi që urdhëron pezullimin nga detyra, shoqëruar me detyrimin për trajnim identifikon mangësitë.

Gjatë periudhës së pezullimit, të rivlerësuarit i njihet e drejta e pagës në masën 75 për qind të saj. Subjekti i rivlerësuar urdhërohet të ndjekë një program edukimi njëvjeçar pranë Shkollës së Magjistraturës, i hartuar për të plotësuar mangësitë. Në fund të programit ai testohet për aftësitë e tij. Ky testim mbikëqyret nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Subjekti i rivlerësimit që nuk e kalon testimin shkarkohet nga Komisioni”.

Por, deri në momentin e dhënies së vendimit final nga KPA, këta gjyqtarë e prokurorë paguhen me taksat e shqiptarëve dhe jo pak, por plot 75 për qind të pagës që kanë pasur kur ishin në detyrë edhe pse nuk paraqiten në punë, sipas ligjit detyrues për ta siç është verifikimi në të dy shkallët e vettingut.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.