Në ditën e dasmës, nusja zgjedh për shoqëruese gjyshet (FOTO)

Në përgjithësi shoqërueset e nuses janë kushërirat, motrat ose shoqet e saj, por ky rast është shumë i çuditshëm. Lyndsey Raby dëshironte që dasma e saj me Tanner të ishte e veçantë për veten dhe familjen e saj, kështu që vendosi të marrë me vete katër gjyshet e tyre si shoqëruese nderi ta shoqëronin dhe të rrinin krah saj.

“Ndihesha aq e bekuar që i kisha të gjithë pranë, kështu që dëshiroja që ato të përfshiheshin gjithashtu”, u shpreh vajza.

Fotografitë e dasmës treguan nusen me katër gjyshet për ditën e veçantë dhe gratë të gjitha mbanin veshur një fustan të gjatë blu me xhaketa po ashtu me lule blu, mbanin edhe nga një çantë të vogël të bardhë me vete.



Sipas “Daily Mail”,  Kathleen Brown është gjyshja 90-vjeçare e dhëndrit, Wanda Grant gjyshja 76- vjeçare, gjyshja 72-vjeçare e nuses Betty Brown dhe gjyshja 70-vjeçare e dhëndrit, Joyce Raby. Gjithashtu gjyshet kishin edhe nga një kuti të bardhë ku mbanin petalet e luleve.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.