Me automatik në shkollë, përqafimi i mësuesit shmang masakrën (Fotot)

Pamjet e një shkolle në SHBA tregojnë se si mësuesi i fizkulturës, trajner i ekipit të futbollit, del nga klasa duke mbajtur në dorë armën e një nxënësi 19-vjeçar, të cilën ia kishte marrë sapo ky i fundit kishte hyrë në klasë.

Mësuesi shihet se si përqafohet me nxënësin, i cili është qartazi i ngarkuar emocionalisht. Një tjetër anëtar stafi i shkollës vjen dhe merr armën nga dora e mësuesit.

Policia zbuloi se 19-vjeçari vuante nga një krizë emocionale. Ai doli në gjyq dhe pranoi fajin për armëmbajtje pa leje në publik. Gjykata e dënoi me tre vite shërbim prove. Në historinë e një vendi si SHBA-të, ku mosha e brishtë e adoleshentëve nuk e ka të vështirë të gjejë armë të fuqishme, vrasjet në masë nëpër shkolla nuk janë diçka e rrallë, fatkeqësisht.



©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.