Alvini nuk është i vetmi në Siri! Gazetari ngre alarmin: 51 vogëlushë shqiptarë janë në duart e pedofilëve…

Gazetari Flamur Vezaj i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare në mënyrë që të bëjë diçka për kthimin e shtetasve shqiptarë që ndodhen në Siri. Në një status në rrjetet sociale, Vezaj shkruan se Alvin Berisha, 11-vjeçari që ka prekur mijëra zemra nuk është i vetmi fëmijë shqiptar që ndodhet në kampet e bombardimeve.

Gazetari shkruan më tej se sipas statistikave vetëm gjatë vitit 2012-2014 se prindër shqiptarë që kane shkuar në Siri kanë marrë me vete 31 fëmijë në moshë të mitur! Ndër të tjera, ai bën me dije se kësaj shifre i shton edhe 20 fëmijë të tjerë që kanë lindur në ato kampe. Në këtë mënyrë janë 51 fëmijë shqiptarë që ndodhen në duart e pambrojtura të territorit sirian dhe që rrezikojnë nga momenti në moment.

Gazetari Flamur Vezaj vë në dukje edhe faktin që Kosova në bashkëpunim me amerikanët, kurdët dhe Turqinë arriti t’i marrë 130 shtetasit e vet, i pajisi me pasaporta dhe i ktheu në vend, ndërsa qeveria shqiptare ka mbetur mes procedurave dhe justifikimeve.

“ “Alvinet” shqiptare qe kane mbetur ne Siri!

Femijet Eva dhe Endri Dumani, Fatime e Esma Hasanaj, Enes Kaca, Dojna e Amar Rasha, Belkize e Suejd Basha, Usejd e Hilma Stafasani, Hendri Musliaj me vellan dhe motren e tij! Tre femijet e te vrarit Hasan Korvafaj, tre femijet e te vrarit Bledar Taushani, vajza e te vrarit Bledar Hamza e shume femije te tjere qe per shkak te papergjegjshmerise se prinderve kane mbetur tashme ne meshire te fatit ne kampet dhe rruget e Sirise!

Vetem gjate vitit 2012-2014 statistikat thone se prinder shqiptare qe kane shkuar ne Siri kane marr me vete 31 femije ne moshe te mitur! Kesaj shifre i jane shtuar edhe mbi 20 femije te tjere qe kane lindur brenda territorit Sirian te pakten nga njeri prind shqiptare! Por per te gjithe keta femije, ku shume prej ketyre tashme jane jetim pa njerin prind (ka edhe pa te dy prinderit) nuk kujtohet askush! Edhe ne kohen kur SHBA-ja beri thirrje qe secili shtet te marr shtetasit e tij nga kampet e kurdeve, qeveria shqiptare nuk pranoje ti pajise me dokumente dhe ti kthej ne Shqiperi sic beri Kosova! Ishte vullnet i qeverise se Kosoves qe ne kordinim me amerikanet-kurdet dhe autoritetet turke i mori ne dorezim ne kufirin Turko-Sirian te 130 shtetasit e vet, i pajisi me dokumente dhe i solli ne Kosove! Ndersa Shqiperia asnje veprim ne kete rruge!!! Asnje! Edhe ne rastet kur familjaret kerkonin ndihme per kthimin e tyre, asnje ndihme vetem justifikime! Qeveria shqiptare vazhdon sic tha edhe KM me planifikime, kordinime, plane veprime e justifikime sidomos tani qe kampet po shkaterrohen! Qeveria shqiptare ka strehuat mbi 3000 muxhahedin iranian, eshte ne gjendje te marr refugjate afrikan e sirian e femijet shqiptare (te pafajshem) i le te vuajne ne kampet e ne meshire te lloj-lloj pedofileve! Keshtu qe si rasti i Alvinit ka shume ne ato kampe qe tashme jane drejt shkaterrimit dhe nuk dihet fati i ketyre femijeve jetim! #Taulant Kopliku_flm_qe_ia_kujtove_qeverise# #Qeveria_vazhdon_planifikimin_per_PPP#,”– shkruan Vezaj në statusin e tij.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.