38-vjeç por nuk dorëzohet, Ibrahimoviç synon rikthimin në Serie A


Në dhjetor përfundon pushimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me shpresën se do të fitojë një tjetër titull kampion.

Në moshën 38-vjeçare Zlatan Ibrahimovic ndihet më i fortë se kurrë dhe është i gatshëm për të rikthyer dhe më konkretisht në Serinë A italiane. Në një intervistë për Gazzetta Dello Sport, Ibra ka lënë të kuptohet se e dëshiron një rikthim në Itali dhe destinacionet e preferuara për të janë 3.

Napoli që në dëshirat e Zlatan qëndron në pole-position për shkak se te të kaltrit ka luajtur dhe një legjendë si Diego Armando Maradona, me Ibrën që kërkon të lerë shenjë si argjentinasi dhe të kujtohet gjithmonë nga tifozët. Në vend të dytë është Interi, që për suedezin nëse kalon te zikaltërit do të bëhej fjalë për një rikthim.



Ibra nuk ka punuar ndonjëherë me Conten por kanë një të përbashkët pasi duan të japin gjithmonë 500% të mundësive të tyre dhe kjo i përbashkët mund t’i bashkojë, duke parë edhe nevojat që kanë zikaltrit për sulmues pas dëmtimit të Alexis Sanchez edhe pse ky i fundit në janar do të rikuperohet nga dëmtimi.

Në fund qëndron Bologna, që drejtohet nga një mik shumë i mirë i Ibrës siç është Sinisa Mihajlovic dhe siç e konfirmon vetë gjigandi suedez për hatër të tij 38-vjeçari mund të pranojë edhe kalimin te kuqeblutë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.