“Vendimi i KE jo ai që dëshironim”/Basha: Vendi ka nevojë për lidership të ri që të realizojë potencialin

Kreu demokrat Lulzim Basha ka deklaruar për ‘Euroactiv’ se vendimi i Këshillit të BE nuk është ai që dëshironim dhe shpresonim. Sipas tij, tashmë gjithë energjia dhe fokusi i politikës shqiptare duhet të jetë te kryerja e detyrave të shtëpisë, te lufta ndaj krimit dhe korrupsionit.

Ai ka deklaruar se Shqipëria ka nevojë për lidershipin që do të realizojë potencialin e plotë të Shqipërisë.

“Vendimi i Këshillit Europian nuk është ai që dëshironim dhe shpresonim. Tani e gjithë energjia dhe fokusi ynë duhet të jetë tek kryerja e detyrave të shtëpisë.  Gjermania ka shtruar 9 kushte që përbëjnë udhërrëfyesin për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Ne duhet gjithashtu të luftojmë me efektivitet krimin dhe korrupsionin dhe të krijojmë mundësi për qytetarët tanë, që do të ndihmojë për të reduktuar emigracionin. Unë kam besim se vendi im e ka potencialin për të përmbushur këto kritere. Tani kemi nevojë për lidershipin që do ta realizojë potencialin e plotë të Shqipërisë”, u shpreh Basha.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.