Super mashtrimi me taksat, 1.400 kompani ndërtimi me vetëm një punonjës

Administrata Tatimore dyshon se një numër shumë i madh kompanish në fushën e ndërtimit janë krijuar enkas për të vënë në jetë skema evazioni masiv që vjedhin taksat e qytetarëve.

“Janë identifikuar mbi 1 mijë e 400 kompani ndërtimi që kanë vetëm një të punësuar. Ne kemi arsye te besojmë se këto kompani kryejnë evazion”, u shpreh Delina Ibrahimaj, drejtoreshë e Përgjithshme e Tatimeve.

Vetëm gjatë këtij viti janë zbuluar dy skema të mëdha karuzeli, ku kompani fantazmë lëshojnë fatura fiktive në sektorin e ndërtimit duke vjedhur miliona euro TVSH.



“Këto do të kontrollohen një nga një në terren me qëllim që skema të zbulohet pa ndodhur fshehja e TVSH-së dhe fillimi i hetimit penal”, sqaroi Ibrahimaj.

Që nga fillimi i korrikut tatimet kanë nisur një fushatë të gjerë kundër informalitetit duke kontrolluar mijëra biznese në terren. Sipas drejtoreshës së tatime për bizneset e konstatuara me shkelje janë marrë masa administrative.

Është ndryshuar përgjegjësia tatimore për 470 biznese. janë rritur këstet e tatim fitimit për mbi 8 mijë biznese. Përmes analizës së riskut, tatimet kanë identifikuar rreth 2500 biznese, të cilat konsiderohen me risk të lartë për evazion, të cilat do të kontrollohen gjatë tre muajve në vijim. Paralelisht tatimet do të bëjnë rivlerësim tatimor për të gjitha bizneset që janë kapur me moslëshim kuponi./Top-Channel

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.