Nga vietnamezja lakuriq pas sulmit me napalm tek 3-vjeçari sirian i pajetë në brigjet turke/ Fotot më të fuqishme në histori (FOTO)

Imazhi i paharrueshëm i një vajze nëntë vjeçare duke vrapuar lakuriq për të shpëtuar nga një sulm napalmi gjatë luftës në Vietnam, është votuar si imazhi më i fuqishëm i historisë në 50 vitet e fundit në një studim të ri.

Fotografia e tmerrshme e vitit 1972, e marrë nga fotografi Nick Ut i Kim Phuc, u botua në të gjithë botën dhe besohet se ka ndihmuar në përfundimin e konfliktit në Vietnam.

Ajo u zgjodh nga 37 për qind e votuesve britanikë në një studim të ri si imazhi i lajmeve më të goditura të pesë dekadave të fundit.

Në vend të dytë të kësaj liste renditet imazhi i dhimbshëm që shokoi gjithë botën 4 vjet më parë, ku shihet trevjeçari sirian Aylan Kurdi, i pajetë në brigjet e Turqisë pasi varka ku udhëtonte si emigrantë bashkë me prindërit u përmbys pa arritur dot në destinacion./Daily Mail

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.