KE ‘Jo’ Shqipërisë, Basha: Kam punuar fort për hapjen e negociatave

Kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur konferencën e tij me median, pas dështimit të Shqipërisë për hapjen e negociatave.

Në fjalën e tij Basha tha se PD ka qenë gjithmonë pro hapjes së negociatave dhe ka arritur shumë miq të Shqipërisë për një “Po”.

“Dua ta nis me shprehjen e keqardhjes time për ditën e sotme. Nuk është ajo që kemi dëshiruar dhe shpresuar. Por do të ishte një gënjeshtër e madhe ndaj shqiptarëve që të thoshim se nuk e prisnim. Që prej vendimit të Bundestagut për vendosjen e 9 kushteve Shqipërisë, ishte e qartë se skenari më i mirë i mundshëm i KE, nuk do të ishte një vendim më pozitiv se aq. Por mund të merret dhe vendim më negativ. PD dhe unë personalisht, siç e kam ndarë dhe me bashkëqytetarët për raste të tjera, kemi punuar forte që të bindim miqtë tanë gjermanë të Angela Merkel që ta kthenim ‘JO’-të e tyre në ‘PO’. Edhe njëherë dua të shpreh mirënjohje më të thellë, ndaj kancelares Merkel dhe partisë tonë simotër. Për faktin që jo vetëm arritën të siguronin një maxhorancë brenda CDU/CSU, u bë udhërrëfyese për Shqipërinë në BE. Dëshironim një rezultat ndryshe sot. Por nuk prisnim më mirë sesa Bundestagu vendosi para dy javësh. Shqipëria nuk mund të merrte një ‘PO’ të prerë, siç mund ta merrte sot Maqedonia. Ftoj këdo që mund t’i ketë harruar, që t’i rikthehej kushteve të Bundestagut”, tha Basha.

Dështojnë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Donald Tusk konfirmoi se pas diskutimeve të gjata nuk nuk vendos për një “PO”. Pritet që në orët në vijim që KE të shpallë përfundimet. Meta u shpreh se asgjë s’ka përfunduar dhe nuk duhet humbur shpresa. Ndërsa Hahn u shpreh se vendimi është një zhgënjim, BE nuk mbajti premtimin.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.