Zuri vendin e Lulzim Bashës në Kuvend, por ja gafat e deputetes së re (VIDEO)

Majlinda Halilaj është një deputete e Partisë Demokratike, e cila ka qenë në listë në zgjedhjet e vitit 2017. Ajo nuk mundi të ketë një vend në parlament në atë kohë dhe vetëm pas djegies së mandateve dhe krijimit të hapësirave zuri në Parlament vendin e Lulzim Bashës.

Por niveli i saj në fjalën e saj në seancën plenare është jo i kënaqshëm. Në seancën e sotme parlamentare deputetja Majlinda Halilaj, u përpoq të denonconte “Korporatën e Investimeve”, një nismë që Partia Demokratike e ka denoncuar si aferë korruptive.

Deputetja Halili pavarësisht se e kishte të shkruar materialin, nuk arrinte të shqiptonte fjalët siç duhet veçanërisht fjalën “Korporatë”, të cilën ajo e thotë në vijimësi “Koperatë”. Por, kjo nuk është fjala e vetme që deputetja nuk arrin të shqiptojë. Ajo edhe fjalën transferim e tha disa herë transfermim. Për më shumë ndiqni videon më poshtë.



©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.