
Xhup sportiv, xhinse, kollare; Naltmadhnia si 'gangster' në parlament, kërcënon Ruçin (Fotot)
Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi edhe këtë seancë plenare ka vijuar përplasjet me kryeparlamentarin, Gramoz Ruçi.
Kujtim Gjuzi ka kërkuar që Ruçi t?i japë të drejtën e replikës deputetëve të opozitës së re, ndërkohë që i ka kujtuar se votat e tyre po e mbajnë parlamentin në ?këmbë".
Madje Gjuzi ka shkuar më tej duke kërcënuar Ruçin me mocion shkarkimi.
"Duhet te na japësh mundësi për replikë se unë të bëj mocion për shkarkim. Kujdes zoti kryetar", iu drejtua Gjuzi, kreut të Kuvendit. "Ke 28 mandate këtu dhe e mban vendin aty, prandaj here tjetër kushdo qe te jete nese kemi një replike duhet te na lejosh", u shpreh kreu i Partisë Konservatore.
Por kërcënimit, Ruçi i është përgjigjur me të njëjtën monedhë. Kryeparlamentari i ka tërhequr vëmendjen Gjuzit që të ketë kujdes dhe të flasë me etikë në Parlament, madje i ka kërkuar dhe që të vishet mirë herës tjetër.
"Kujdes zoti Gjuzi dhe here tjetër kur te flasësh respekto rregulloren dhe te flasësh me etike dhe e treta here tjetër ne Parlament te jesh i veshur sipas Rregullores", tha kryeparlamentari.
Kreu i Partisë Konservatore është paraqitur në seancën e sotme plenare me xhinse, këpucë me majë dhe me një xhup sportiv, dhe kjo veshje duket se nuk i ka pëlqyer Gramoz Ruçit.
[gallery ids="881445,881437,881446,881438,881441,881447,881440,881439,881442,881443,881444,881448,881449"]



Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë
Historia e plotë >





Pse Joe Bideni është personi i duhur për momentin
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Kryebashkiaku i Tropojës bën autogol: Pas tenderit që i dha kushëririt, ...
Historia e plotë >
Ekipi i Bashës në 12 qarqe: Riciklim i “njerëzve hije” të Berishës
Historia e plotë >
Zbulimi/ Një test gjaku mund të tregojë nëse një i infektuar me COVID do të mbijetojë apo jo

Kanceri i gjirit, flet mjekja Silvana Çeliku: Pandemia uli vizitat, 40 % e grave kapen në stadin e fundit

Reshje dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për sot
Biznes

Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >

Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas
Historia e plotë >
