Rrëfehet nëna e Bledar Toçit: Si e morëm vesh ngjarjen dhe njohja me Marsidën (FOTO)

Majori Bledar Toçi, përgjegjës i sigurisë së brendshme të burgut të Durrësit, që qëlloi me armën e shërbimit dhe la të vdekur Dritan Hoxhollin dhe mbeti vetë i plagosur në ngjarjen e Kavajës ka lënë spitalin e Durrësit dhe është dërguar në spitalin e burgut në Tiranë.

E tronditur nga ngjarja e një jave më parë, në një intervistë ekskluzive për Top channel, nëna e Bledar Toçit rrëfen mbi ditën e ngjarjes, kontrollin policor, dozat e kokainës që u gjendën në apartament dhe marrëdhënien e të birit me viktimën dhe Marsidën që u shndërrua në protagoniste të një ngjarjeje ende me shumë pikëpyetje. Disa prej të cilave i ngre dhe vetë Fatbardha Toçi, dy djemtë e së cilës prej një jave janë nën arrest.

“Po të ishin në grup kriminal, apo në lidhje me drogë si do të jetonim në këtë shtëpi 50 metra katror? Ai ka qenë në shtëpi me qira në Tiranë 10 vjet dhe erdhi këtu se nuk i dilte – thotë nëna e tij.



Po çfarë ndodhi ditën e ngjarjes në familjen Toçi dhe si e mësuan ata plagosjen e Bledarit? Fatbardha Toçi tregon se atë ditë po merreshin me rregullime pasi kanë patur krisje muresh të banesës nga tërmeti.

Atë ditë Bledari erdhi nga puna dhe tha se do të dilte meqë ishte rrëmujë në shtëpi. Ne e morëm vesh kur erdhi xhaxhai i vet në orën 7 të mëngjesit. Si të mos lajmëroheshin familjarët, kur ai po luante me jetën?!

Policia erdhi për kontroll në orën 5.30 të mëngjesit dhe nuk na njoftoi arsyen. Morën djalin e vogël që ishte në gjumë dhe ikën. Që në 10 të darkës e deri në mëngjes djali i vogël ka qenë në shtëpi.

“Nuk mendoj që Bledari të ketë pasur njohje të vjetër me Marsidën” – pohon Fatbardha Toçi.  Bledari jeton prej një viti në Kavajë. Këtë vajzë as unë nuk e kam njohur. Ne jemi jabanxhinj këtu dhe nuk i njoh të gjithë kavajasit. Unë jam korçare e burri vlonjat. Jemi shtëpiakë. Unë burrin që ka qenë oficer e kam të aksidentuar prej 10 vjetësh dhe është në KEMP.  Ne kemi kaluar në një gjendje të rëndë psikologjike. Nuk kam dyshuar asnjëherë. Nëse do të ishin konsumatorë të lëndëve narkotike do të dallohej dhe Bledari nuk do të mbante ato poste, vende pune që ka pasur” tregon nëna e tij.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.