Marsida e Kavajës rrezikon 5 vjet burg, Prokuroria: E mbajmë nën kontroll

Marsida Qatja rrezikon 5 vjet heqje lirie, nëse deri në fund të hetimeve Prokuroria do i qëndrojë akuzës se ajo ka përshtatur banesën e saj për përdorim droge. Bëhet fjalë për nenin 285 pika a të Kodit Penal, ku specifikohet kjo vepër penale.

Me kërkesë të prokurorisë së Kavajës, gjykata e këtij rrethi gjyqësor ka caktuar sot masën e sigurimit personal ”detyrim paraqitjeje” ndaj 30-vjeçares Marsida Qatja.

Akuza e ngritur ndaj saj është ajo e përshtatjes së banesës për përdorim droge, vepër e parashikuar në nenin 285/a të Kodit Penal dhe që dënohet me burgim gjer në 5 vjet.

Nuk dihet ende si do të reagojë Qatja ndaj këtij vendimi pasi një ditë më parë ka bërë të ditur se ka vendosur të largohet nga vendi drejt Gjermanisë bashkë me fëmijët e saj.

Masa e vendosur ndaj 30-vjeçares nuk e pengon largimin e saj, po në rast mosrespektimi të detyrimit të paraqitjes burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se mund të kërkohet ndryshimi i masës së sigurisë ndaj saj.

Në lidhje me fëmijët, sektori i shërbimit social pranë bashkisë Kavajë kishte kërkuar psikologe nga Tirana për një trajtim më të specializuar të tyre, në rast nevoje, ndërsa punonjëse të këtij sektori i kanë kontaktuar në mënyrë të vazhdueshme fëmijët gjatë javës së fundit, pas ngjarjes për të ofruar kujdes për ta.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.