Interpol ndërkombëtar merr votën e Shqipërisë pas arrestimit të bujshëm në Paraguaj

Interpoli Ndërkombëtar ka shënuar një “vijë të artë” në raportet me Shqipërinë pas arrestimit në Paraguaj të shtetasit Elton Radovani, djali i ish-prefektit të Shkodrës, Paulin Radovani.

Në prag të Asamblesë së 88 të këtij organizmi, Shqipëria ka dhënë votën e saj për një tjetër mandat për Sekretarin e Përgjithshëm të Interpolit Jurgen Stock, i cili u rizgjodh gjatë kësaj asambleje për një tjetër mandat 5 vjeçar, por që vuri në lëvizje edhe të gjitha strukturat ndërkombëtare për të kërkuarin shqiptar që fshihej në Paraguaj.

Në Asamblenë e Përgjithshme të Interpol u fol për bashkëpunimin me të gjitha vendet, e sidomos me Shqipërinë.  Sekretari i përgjithshëm i Interpol u shpreh se Policia e Shtetit ka mbështetjen e plotë të organizatës së Interpolit në këtë luftë. Në kuadër të bashkëpunimit shumë të mirë midis Policisë shqiptare dhe Interpol, si dhe rritjes së përkrahjes që Interpol dëshiron të japë për Policinë shqiptare, Z.Stock shprehu dëshirën të vizitojë Shqipërinë në fillim të vitit tjeter.



Gjatë pjesëmarrjes në këtë asamble delegacioni shqiptar pati takime me shumë delegacione, ndër të cilat me Zv. Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Italiane njëkohësisht edhe Drejtor i Policisë Kriminale, Drejtoreshën e Përgjithshme të Policisë Sllovene, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Çeke, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Maqedonisë së Veriut dhe Zv.Ministrin e Brendshëm të Turqisë.

Në të gjitha takimet është vlerësuar bashkëpunimi dhe besueshmëria që tashmë Policia e Shtetit gëzon tek partnerët dhe kjo konfirmohet me operacionet e shumta të zhvilluara kohët e fundit me partnerët, për luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.