Ekskluzive/ Vrasja në shtëpinë e Marsidës, zbulohen krimet e Dritan Haxhollit

Detaje të reja mësohet nga ngjarja e rëndë në Kavajë, ku mbeti I vdekur Dritan Haxholli, ndërsa u plagos edhe efektivi I policisë, Bledar Toçi.

Krimi ndodhi në shtëpinë e parukierës Marsida Qatja, ish-e dashura e Haxhollit. Siç kemi raportuar edhe më parë, Haxholli ka qenë një person me precedent   të rëndë kriminal.

Gazeta SHQIP disponon një vendim të gjykatës së Kavajës, ku Haxholli rezulton i dënuar për “mosbindje ndaj policisë” dhe “për drejtim automjeti në mënyrë të parregullt”.

Sipas vendimit të gjykatës, Haxholli konsiderohet si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ndërsa krimet e tij janë të përsëritura.

Viktima bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja. Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi. Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit. Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare, ndërsa u gjet edhe kokainë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.