Bashkëshortja e Bledar Toçit në Itali, zbulohet arsyeja e largimit (FOTO)

Fatbardha Toçi, nëna e Bledarit, e cila flet për herë të parë për mediat thotë se djali i saj bënte një jetë të rregullt dhe nuk merrej me asnjë aktivitet të paligjshëm.

Madje, ajo tregon se edhe bashkëshortja e tij ka ikur në Itali tek prindërit e saj që banojnë atje, teksa ka marrë edhe djalin me vete. Fatbardha Toçi tregon se edhe Bledari do të ikte, por po priste të dilte dokumentacioni, sepse pa dokumente është e vështirë të punosh, apo të integrohesh.

“Bledari është pa shtëpi, nuk ka të ardhura të jetojë me familjen e tij. E ka bërë punën me ndershmëri, ndaj nuk kishte si të ishte i pasur. Kjo ishte edhe arsyeja që e kishte marrë vendimin për t’u larguar tek njerëzit e bashkëshortes së tij.



Por mbi të gjitha nëna e Bledarit dhe e Bernardit ka merakun e djemve. Sepse që të dy janë në burg. “Them se mund të kalojë në depresion me këto që po i thonë. Nuk na lejojnë ta takojmë përditë, po të dhënat i kemi marrë nga mjeku që është më mirë. Tani e kanë dërguar në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë dhe ndodhet te Spitali i Burgut, ndërsa djali i vogël është në Peqin. As me të nuk kemi folur” – thotë nëna e Bledarit dhe Bernardit.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.