Vrasja në Kavajë, Marsida Qatja e pandehur nga Prokuroria për kokainën në shtëpi (FOTO)

Marsida Qatja është marrë nën hetim nga Prokuroria e Kavajës lidhur me akuzën e përshtatjeve të ambienteve për përdorim të drogës, pas ngjarjes së ndodhur në Kavajë pak ditë më parë.

Edmond Petraj është avokati i përzgjedhur nga Marsida Qatja si mbrojtësi i saj ligjor. Vajza nga Kavaja, nënë e tre fëmijëve në shtëpinë e së cilës të mërkurën e javës së kaluar ndodhi një ngjarje e rëndë ndonëse nuk akuzohet për ndonjë krim, ka zgjedhur të mbrohet me avokat.

Burimet madje thonë se Marsida Qatja ka frikën e ndonjë arrestimi të mundshëm për kokainën e gjetur në shtëpinë e saj. Edhe pse nuk ka rezultuar përdoruese, të paktën nga ajo që është deklaruar deri tani, burimet shtojnë se ajo mund të jetë pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës në bashkëpunim me persona të tjerë.

Fakti që droga u gjet në shtëpinë e saj nuk e përjashton Marsidën nga trafik, apo përdorim. Megjithatë, avokati Edmond Petraj ka marrë tashmë në dorë të gjithë procedurën për të mbrojtur klienten e tij, nëse do të ngrihet ndonjë akuzë konkrete.

Marsida Qatja, Bledar dhe Bernard Toçi, Dritan Hoxhalli, si dhe dy personat e tjerë që kanë qenë në shtëpinë e gruas që u kthye në “mollë sherri” për ngjarjen e rëndë që tronditi Kavajën, kanë një të kaluar të errët.

Marsida dhe të gjithë të njohurit e saj ishin të skeduar nga Policia për shitjen e lëndëve narkotike, kryesisht të kokainës. Burime të Policisë thanë se “Marsida dhe të tjerët e shisnin kokainës kryesisht në lokalet përgjatë bregdetit dhe se më së shumti vepronin në atë zonë”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.